Gjilani e “shkel” Trepçën 89′ dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, shkëlqen Dabiqaj me pesë gola
Skuadra e Gjilanit ka siguruar kualifikimin tutje në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Ekipi i Zekrija Ramadanit ka kaluar në gjysmëfinale, pasi mposhti Trepçën 89′ me rezultatin e thellë 1-5.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte padyshim Albert Dabiqaj, i cili realizoi katër gola.
Dabiqaj shënoi tri herë në pjesën e parë dhe dy herë në pjesën e dytë – teksa golin e nderit për Trepçën 89′ e realizoi Muja.
Gjilani më herët në këtë garë kishte mposhtur Trepçën dhe Vjosën
