February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Gjilani barazon në shtëpi me Malishevën

Është mbyllur pa fitues ndeshja në mes të Gjilanit dhe Malishevës. Ndeshja e zhvilluar të dielën në fushën me bari sintetik në Gjilan ka përfunduar baras, 2:2. Përballja Gjilani – Malisheva i ka takuar javës së 20-të të Superligës në futboll.

Ronald Sobowale kaloi Malishevën në epërsi me golin e shënuar në minutën e 18-të, ndërsa nga penalltia barazoi rezultatin Albert Dabiqaj në minutën e 30-të.

Malisheva edhe në pjesën e dytë shënoi e para. Në minutën e 64-t, Bleart Tolaj shënoi për epërsinë e dytë 2:1. Dhjetë minuta pa përfunduar takimi, Mevlan Zeka shënoi për barazimin 2:2. Zeka humbi penalltinë. Por, ai pas topit të kthyer shënoi për të barazuar rezultatin. Zeka shënoi edhe një gol në minutën e 93-të. Por, iu anulua për shkak të një pozite jashtë loje. Pozita jashtë lojës u konfirmua me VAR.

Gjilani zë vendin e trtetë me 29 pikë, kurse Malisheva në vendin e tetë me 20 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *