June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Gjermania i jep numrin 10, Musiala: E kam ëndërruar që fëmijë, dua të jem një lider!

Të veshësh fanellën me numrin 10 të Kombëtares është një nder dhe përgjegjësi e madhe, veçanërisht nëse së fundmi sapo ke bërë 21 vjeç.

Jamal Musiala, talenti dhe shpresa e futbollit gjerman për Kampionatin Europian, që do të luhet në Gjermani, e di mirë këtë fakt.

Mesfushori i Bayern Munich tha për mediet gjermane përpara miqësoreve kundër Francës dhe Holandës se gjithmonë e kishte ëndërruar që një ditë të mbante numrin 10 në Kombëtare.

“Numri 10 ka qenë gjithmonë një ëndërr, që kur isha fëmijë. Kur shikoja Messin, gjithmonë doja ta vishja atë fanellë. Është vërtet e veçantë. Ne jemi Gjermania dhe duhet të japim gjithçka nga vetja, ta kthejmë presionin në motivim. Ndihem si një lider, shpresoj të tërheq edhe shokët e skuadrës”, deklaroi Musiala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *