April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Gjakova bëhet me fushë të re futbolli – pjesë e projektit të FFK-së “Çdo 45 ditë një fushë”

Gjakova është bërë me një fushë të re futbolli, që plotëson standardet moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive në këtë komunë. Inaugurimi zyrtar i këtij impianti u bë sot në prani të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjakovës, Agim Nura, si dhe futbollistëve, trajnerëve dhe përfaqësuesve të komunitetit sportiv lokal.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, theksoi rëndësinë e këtij investimi dhe u shpreh i kënaqur që edhe Gjakova tashmë është bërë pjesë e hartës së fushave të reja në Kosovë.

“Ky impiant i ri është pjesë e projektit ‘Çdo 45 ditë një fushë’, që synon ndërtimin dhe funksionalizimin e hapësirave cilësore për të rinjtë dhe komunitetet lokale në të gjitha qytetet e Kosovës. Përmes këtij projekti, Gjakova tashmë bëhet pjesë e hartës së fushave të reja që po ndërtohen me standarde bashkëkohore, të mundësuara nga programi HatTrick i UEFA-s”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Ai shtoi se ky investim është një dëshmi e qartë e përkushtimit të FFK-së për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.

“Angazhimi për zhvillimin e futbollit nuk ndalet. Investimi në gjeneratat e reja dhe në sportin e bazës është investim për një të ardhme të ndritur”, theksoi ai.

Ky projekt është vetëm një nga shumë iniciativat që FFK po realizon në bashkëpunim me institucionet lokale dhe me mbështetjen e UEFA-s, për të rritur kapacitetet infrastrukturore dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e talenteve të reja anembanë Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *