Galatasaray e gatshme t’ia blejë Rashicën Norwichit
Galatasaray e ka shprehur gatishmërinë që ta blejë sulmuesin e krahut, Milot Rashica.
Rashica u ka lënë mbresa liderëve të ligës së Turqisë këtë stinor ku po luan në formë huazimi.
Kështu, ata po duan t’ia paguajnë Norwich Cityt plot 7.5 milionë euro për yllin e kombëtares së Kosovës.
Sidoqoftë, tani që klubi anglez e ka David Wagnerin trajner, mbetet të shihet nëse ai do të dojë që ta mbajë 26-vjeçarin në skuadër.
