Futbollisti i Ekuadorit nuk jep shenja jete pas eliminimit nga Senegali të gjithë vrapojnë te ai


Moises Kaisedo e ka përjetuar shumë eliminimin e Kombëtares së tij nga Kupa e Botës.

Ekuadorit i mjaftonte vetëm një barazim kundër Senegalit, por nuk ia doli dot të ndalte ekipin afrikan. Kaisedo shënoi golin e barazimit të përkohshëm, por Kulibali i rrëmbeu kualifikimin vetëm tre minuta më vonë.

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit kryesor, lojtari i Ekuadorit është shtrirë përtokë i shkatërruar, duke qendruar i palëvizur më shumë kohë.

Gjendja e tij ka shqetësuar edhe arbitrin, i cili shkon të kontrollojë nga afër nëse gjithçka është në rregull me të. Më pas pranë tij afrohen edhe shokët e ekipt, të cilët mundohen ta ngrenë nga fusha. Por Kaisedon me zor e mbajnë këmbët, teksa lojtarët e tjerë të Ekuadorit përpiqen t’i japin forcë dhe të ndalojnë lotët e tij. /Futbolli.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *