February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Fushë Kosova nxjerr një pikë në duel me Gjilanin

Fushë Kosova e ka fituar pikën e parë pas gjashtë humbjeve të njëpasnjëshme, përfshirë Superligën dhe Kupën e Kosovës.

Fushë Kosova të shtunën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, barazoi 1:1 me Gjilanin.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 19-të të elitës së futbollit kosovar.

Të dyja skuadrat po luftojnë për mbetje në elitë në edicionin aktual.

Sulmuesi Senad Jaroviq kaloi në epërsi Gjilanin pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Jaroviqit iu anulua edhe një gol tjetër pas rishikimit të situatës në VAR.

Golin e barazimit për Fushë Kosovën e shënoi Dorent Hajdari.

Ai realizoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca në minutën e 76-të.

Fushë Kosova, pavarësisht barazimit, mbetet në pjesën e poshtme të tabelës me 11 pikë pas 19 ndeshjeve të luajtura.

Gjilani në pozitën e tetë ka 19 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *