June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Fushë Kosova akuzon Ballkanin: Na sulmuan!

KF Fushë Kosova përmes faqes zyrtare të klubit ka shkruar për një skandal, që pretendohet të ketë ndodhur sot në Suharekë.

Klubi i Fushë Kosovës shkroi se presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabash, si dhe disa anëtarë të kryesisë të këtij klubi, kanë sulmuar lojtarët dhe trajnerin e tyre.

“Skandal ne Suharekë. Presidenti si dhe disa antar te kryesise se  FC Ballkanit sulmujne lojtaret si dhe trenerin tone”, shkruan Fushe Kosova në Facebook.

Ndërkohë, trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, në një prononcim për “Gazeta Express” ka treguar se çfarë ndodhi sot në Suharekë.

Shala tha se ai personalisht është sulmuar nga Arsim Kabashi, duke shtuar se nga Cima mori një shkelm. Sipas tij, e gjithë kjo ndodhi për arsye se Fushë Kosova nuk donte t’ia lëshonte lojën.

“Pas lojës jam sulmuar fizikisht personalisht nga presidenti i Ballkanit, Nga Cima. Ai ma mëshoi shkelm sepse ne refuzuam t’ia lëshojmë lojën. Na thanë (Ballkani) se ju po luani për ekipet tjera. Por, unë e kam thënë edhe te ju (në Favorit) se do të luftojmë deri në fund, pa marrë parasysh se kundër kujt luajmë, do ta ruajmë nderin deri në fund. Por, si duket ata (Ballkani) janë mësuar të merren vesh ndryshe me ekipet tjera, por ne jemi të vendosur ta ruajmë korrektësinë dhe ‘fair-play’ deri në fund”, tha Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *