April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

FSHF thirrje shqiptarëve: Të gjithë së bashku të mbështesim këngën TITAN & Besën

Ndërkohë që Shqipëria bëhet gati për “Euro 2024”, një tjetër sfidë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në mbarë botën.

Sot në mbrëmje Shqipëria do të “luajë” në Evropianin e muzikës – “Eurovision 2024” ku do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike me këngën TITAN.

“Pjesë e fushatës për të mbeshtetur fuqishëm rrugëtimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” janë bërë edhe djemtë e Kombëtares kuqezi, teksa disa prej tyre kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për të dhënë kontributin me votë në kodin 02.

Të gjithë së bashku të bashkohemi dhe të mbështesim këngën TITAN dhe Besën, përfaqësuesen e shqiptarëve në “EUROVIZION 2024”!

Të “zbresim të gjithë në skenë” sot me votën tonë për Shqipërinë!”, shkruan FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *