April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Formacionet zyrtare, Napoli – Juventus: Luhet një copë e titullit të kampionit

Napoli pret Juventusin në stadiumin ‘Armando Maradona’ në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Napolitanët janë lider me 44 pikë, ku kanë vetëm një humbje nga 17 ndeshje.

Në anën tjetër Juventusi është i dyti me 37 pikë dhe një fitore në këtë ndeshje do t’i fuste fuqishëm në garë për titull kampioni.

Luciano Spalletti do të luajë me treshen Mateo Politano, Victor Osimhen dhe Kvaratskhelia në sulm.

Ndërsa Juventusi ka disa mungesa, ndërsa në këtë takim do të luajë me Federico Chiesan dhe Di Marian nga minuta e parë.

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Juventus: Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Chiesa, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Milik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *