February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Florent Muslija në formacionin e javës në Bundesliga 2

Florent Muslija është përfshirë në formacionin e javës në Bundesliga 2. Mesfushori i SC Paderbornit pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren kundër Hansa Rostock, me rezultat 3:0. Futbollisti dardan fillimisht ishte kreator i aksionit tek goli i parë në minutën e 48-të, derisa më pas realizoi golin e dytë në minutën e 78-të. Përveç kësaj ai ishte më meritori që skuadra kundërshtare mbeti me një lojtar më pak, ngase ndaj tij u shkaktua ndërhyrja që rezultoi me karton të kuq. Florent Muslija ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, pasi në 27 ndeshje ka shënuar 7 gola dhe ka qenë ndër më të dalluarit në vazhdimësi te skuadra e Paderbornit. Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara në këtë edicion, SC Paderborn zë pozitën e gjashtë në renditje, me 12 pikë më pak se lideri i renditjes, Darmstadt 98.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *