February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Flet shefi: Liverpooli nuk shitet, po kërkojmë investitorë

Pronari i Liverpool-it, biznesmeni amerikan John Henry këmbëngul se klubi i famshëm anglez nuk është në shitje, por kompania “FSG” po kërkon vetëm investitorë të rinj.

Në nëntor, “Fenway Sports Group” njoftoi se po kërkonin investitorë të rinj në përpjekje për të rikapitalizuar, por disa media angleze pohuan se po mendohej edhe një shitje e plotë e klubit. “The Reds” vlerësohen në 3.75 miliardë funte dhe disa investitorë nga Arabia Saudite dhe Katari kanë qenë të interesuar për të marrë përsipër klubin.

Por tani Henry, i cili rrallëherë bën deklarata publike, sqaroi se nuk do të ketë shitje të klubit në të ardhmen e afërt, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që ndjekin ekipin e bejsbollit të Boston Red Sox, të cilin po ashtu e ka në pronësi.

“E di që ka pasur shumë biseda dhe deklarata të cituara në lidhje me LFC-në, por do t’i përmbahem fakteve: ky është vetëm zyrtarizimi i një procesi në vazhdim. A do të jemi përgjithmonë në Angli? Jo. A po shesim LFC-në? Jo, ne po flasim me investitorë për LFC. Besoj se diçka do të ndodhë në këtë drejtim, por nuk do të jetë shitje. A kemi shitur ndonjë gjë në 20 vitet e fundit?” u përgjigj Henri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *