April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

FFK me telegram ngushëllimi për vdekjen e Shpëtim Beqirit

Menaxheri dhe anëtari i bordit të FC Prishtina (futsall), Shpëtim Beqiri, ka ndërruar jetë dje pas një sulmi kardiak. E për vdekjen e tij telegram ngushëllimi për familjen Beqiri dhe klubin e futsallit Prishtina ka dërguar FFK përmes presidentit Agim Ademi.

Telegrami i FFK-së

E nderuara Familje Beqiri

Të nderuar drejtues dhe staf i FC Prishtina

Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Shpëtim Beqiri, andaj më lejoni që në emrin tim, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Shpëtimi, një njeri me kontribut të pamohueshëm në Klubin e Futsallit “Prishtina”, la gjurmë thella në zhvillimin e futsallit kosovar. Me menaxhimin e tij të shkëlqyer, ai ka ndihmuar në organizimin dhe zhvillimin e klubit kryeqytetas, duke lënë gjurmët e një lideri të shquar sportiv.

Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për kontributin e tij të shkëlqyer dhe miqësinë e vërtetë që shpërndau gjatë rrugëtimit të tij sportiv.

Në këto momente të vështira, ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe jemi pranë jush që të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të madhe.

Për të nderuar veprën e Shpëtim Beqirit, ndeshjet e javës së 10-të në Superligë dhe Ligën e Parë në futsall do të fillojnë me një minutë heshtje.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt të thellë,
Agim Ademi,
President i Federatës së Futbollit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *