Feti Demolli rizgjidhet kryetar i UKSHFZ-së, Agim Ademi e uron

Feti Demolli është rizgjedhur kryetar i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër në Kuvendi zgjedhor që u zhvillua në Kt. Solothurn në praninë e delegatëve të 15 klubeve shqiptare atje.

Pas fjalës së hapjes në Kuvendin Zgjedhor, Feti Demoli i falënderoi kryesinë për punën dhe kontributin e pa shoq, e po ashtu falënderoi edhe të gjitha klubet  e futbollit shqiptar që e mbështeten në mandatin e tij.

Falënderim i veçantë ishte edhe për FFK dhe kryetarin Agim Ademi i cili vitet e fundit ishte mbështetës i fuqishëm i Unionit si pjesë e FFK në Zvicër. E ky i fundir pas rizgjedhjes së Demollit përmes.një postimi ka uruar strukturat e UKSHFZ-së.

“Përgëzime për Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër për zhvillimin e suksesshëm të Kuvendit Zgjedhor dhe rizgjedhjen e strukturave udhëheqëse në krye me Feti Demollin.FFK do të vazhdojë të jetë gjithmonë pranë klubeve dhe komunitetit të futbollit tonë në Zvicër, duke mbështetur dhe fuqizuar bashkëpunimin për të ardhmen e futbollit shqiptar në Diasporë. Urime dhe suksese në mandatin e ri për Feti Demollin dhe kryesinë e UKSHFZ-së”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *