June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Ferizaji merr tre pikë të mëdha, shënon fitore ndaj Gjilanit

Ferizaji i është rikthyer fitoreve në Superligë.

Në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor, Ferizaji e mposhti Gjilanin me rezultat 3-1.

Marko Musolin i dha epërsinë skuadrës së Ferizjait, qysh në minutën e 5-të.

Edi Basa barazoi shifrat në minutën e 37-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Gëzimi i Gjilanit zgjati veq dy minuta, pasi Enhar Cakolli riktheu epersin e bardhekaltërve.

Golin e sigurisë dhe fitores së Ferizajit e shënoi Erion Sadriu në minutën e 77-të.

Ferizaji e mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e tetë, me 20 pikë, një më pak se Gjilani e cila renditet e gjashta në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *