May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
May 12, 2025

Ferizaj nuk e shfrytëzon epërsinë numerike ndaj Prishtinës – pa gola në “Fadil Vokrri”

Ferizaj nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Prishtinës, ndonëse më shumë se një orë luajti me një lojtar më shumë në fushë.

Skuadra prishtinase mbeti me dhjetë lojtarë që në minutën e 25-të, kur Philippe Boueye u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë, epërsia numerike nuk u përkthye në gola për Ferizajn, ndërsa ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi pa gola, 0:0.

Ky ishte takimi i xhiros së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Pas këtij barazimi, Ferizaj mbetet në pozitën e katërt në renditje me 42 pikë, pesë më pak se Malisheva që gjendet në zonën që siguron kualifikimet për Ligën e Konferencës. Prishtina, ndërkohë, renditet e pesta me 39 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *