Ferizaj mposht Prishtinën që luajti me 10 lojtarë

Skuadra e Ferizajt xhiron e kaluar u mposht nga Malisheva, por të dielën u kthye te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.  Ferizaj në shtëpi e mposhti Prishtinën me rezultatin 1:0. 
Kjo ndeshje i takon javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll. 
Albion Kurtaj e realizoi golin e fitores në minutën e 12-të.

Prishtina nga minuta e katërt është duke luajtur me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Leonat Vitija u ndëshkua direkt me karton të kuq. 
Ferizaj ka 26 pikë në vendin e shtatë. 

Prishtina ka tri pikë më shumë dhe renditet në pozitën e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *