FC Prishtina prezanton portierin Eurolind Avdimetaj

FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e portierit Eurolind Avdimetaj, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës bardhekaltër për edicionin e ri.

Portieri 196 centimetra i gjatë i bashkohet kryeqytetasve pas paraqitjeve me klubet Besa, Istogu dhe Suhareka. Avdimetaj ka qenë gjithashtu pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës, duke përfaqësuar vendin në ekipet U19 dhe U21.

Pas prezantimit te Prishtina, Avdimetaj u shpreh i lumtur për hapin e ri në karrierën e tij.

“Për mua është nder dhe krenari e madhe të jem pjesë e FC Prishtinës. Falënderoj klubin për besimin e dhënë dhe premtoj se do ta jap maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje për t’i mbrojtur me krenari këto ngjyra”, ka deklaruar ai.

Klubi kryeqytetas i ka uruar mirëseardhje portierit të ri, duke shprehur besimin se ai do të japë kontribut të rëndësishëm në objektivat e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *