Është lojtari më i ri te PSV-ja, bashkëlojtarët e ‘detyrojnë’ Xavi Simonsin t’i pastrojë atletet e secilit

Xavi Simons është një nga talentët më premtues të futbollit, sidomos duke parë edhe shkollat e futbollit në të cilën ka kaluar, si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Ai tashmë është pjesë e klubit nga Holanda, PSV dhe është një nga lojtarët e vetëm të rinj që stërvitet dhe luan me ekipin e parë.
Një video e publikuar në rrjetet sociale po bën bujë – ku shihet 19-vjeçari duke pastruar atletet e bashkëlojtarëve. Edhe pse fytyra e tij tregon që ai këtë punë po e bën me zor, lojtarët tjerë e ngacmojmë dhe i bëjnë presion gjatë pastrimit.

Mesfushori holandez deri tani ka zhvilluar 18 paraqitje me PSV-në, dhe ka shënuar tetë gola. Xavi Simons ishte edhe në Kupën e Botës ‘Katari 2022’ me Kombëtaren e Holandës, ku luajtu vetëm tetë minuta në ndeshjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

https://twitter.com/Football__Tweet/status/1612731502466371584?s=20&t=C_zK3gkCUnmKex6-QlqBIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *