February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Ermal Krasniqi ‘pasuron’ Clujin/ Presidenti i klubit: Mund ta shesim pesë milionë euro

Presidenti i klubit rumun, CFR Cluj Cristian Balaj ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi.

Sipas Balaj, skuadra e tij mund t’i fitojë plotë pesë milionë euro nga shitja e futbollistit kosovar në afatin e verës.
Ermal Krasniqi u transferua nga ekipi i Superligës së Kosovës, Ballkani gjatë afatit të verës në ekipin rumun për vetëm 200 mijë euro.

Ai gjatë këtij sezoni ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asist në 15 paraqitje.

Kujtojmë që tashmë kanë filluar të interesohen shumë klube për lojtarin kosovar. Interesime ka edhe nga Serie A e Italisë.

https://twitter.com/RoFtbl/status/1646183221221023745?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *