Edon Zhegrova mungon në ndeshjen kundër Andorrës

Foto Manuel Geisser 29.03.2022 Stadion Letzigrund Z¸rich Saison 2021/2022 Herren Fussball Freundschaftsspiel Schweiz - Kosovo Edon Zhegrova Kosovo *** Photo Manuel Geisser 29 03 2022 stadium Letzigrund Zurich season 2021 2022 men football friendly match Switzerland Kosovo Edon Zhegrova Kosovo

Edon Zhegrova pritet që të mungojë sonte në ndeshjen Andorrë – Kosovë.

Sulmuesi i djathtë i Kosovës dhe Lille nuk figuron në listën që FFK ka publikuar në UEFA për ndeshjen e sontme kundër Andorrës, e cila luhet në orën 20:45.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Kosovës slloveni Gliha tha se Zhegrova është duke i bërë disa skenime dhe së mund të mungojë për ndeshjen e së enjtes.

Sot në anën tjetër UEFA ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë e ku aty mungon Zhegrova.

Ende asgjë zyrtare nuk ka për dëmtimin e Zhegrovës.

Ajo që dihet është se Edon Zhegrova luajti ndeshjen e kaluar kundër Lens për 90 minuta dhe bëri një asistim në atë ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *