May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 15, 2026

E trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re zëdhënësja e FC Drita, Elife Sherifi

Zëdhënësja e kampiones në fuqi të Kosovës në futboll, Drita, Elife Sherifi, ka vdekur të mërkurën. 

Lajmin për vdekjen në moshë të re të Elife Sherifit, e ka bërë të ditur klubi i futbollit Drita.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëpunëtores sonë, Elife Sherifi. Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit, pozitë të cilën e mbajti me përkushtim për më shumë se gjashtë vite. Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona. Klubi ynë FC Drita shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, për humbjen e madhe të vajzës së tyre. Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjes dhe ndajmë dhimbjen me ta. Prehu në paqë Elif”, shkruan në njoftimin e Dritës.

E telegram ngushëllimi për ndarjen e hershme nga jeta të Elife Sherifit ka dërguar edhe presidenti i FFK-së: E nderuara Familje Sherifi, Të nderuar anëtarë të FC Drita, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të më të dashurës suaj, Elife Sherifi. Në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Elife Sherifi ishte një profesioniste e dalluar në fushën e gazetarisë, por edhe bashkëpunëtore e përkushtuar e FC Drita, ku për më shumë se gjashtë vite shërbeu si zëdhënëse e klubit. Ajo me profesionalizmin dhe me punën e saj la gjurmë të veçanta në komunikimin dhe imazhin e klubit, duke fituar respektin dhe vlerësimin e të gjithëve që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të. Në këto momente të rënda dhimbjeje, jemi pranë jush dhe ndajmë pikëllimin për këtë humbje të madhe, e cila nuk prek vetëm familjen dhe klubin, por mbarë komunitetin e futbollit në Kosovë. Kujtimi për Elife Sherifi do të mbetet i përhershëm tek të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Me respekt, Agim Ademi President i FFK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *