E transferuan para dy dite, Mikel Arteta jep lajmin e hidhur për tifozët: Do të mungoj disa javë!

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së ardhshme në Premier League.
Skuadra e “topçinjëve” para dy dite transferoi mesfushorin e Kombëtares së Spanjës, Mikel Merino.
Por, sot në konferencë për media trajneri Arteta tregoi se Merino ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe do të mungojë disa javë.
“Shumë fatkeq, dje u lëndua. Ai u rrëzua dhe Gabrieli ra mbi të, duke ia shkaktuar një lëndim në krah”, u përgjigj Mikel Arteta
Nesër skuadra e Arsenalit do të luajë ndaj Brightonit në Premier League nga ora 13:30.