E çuditshme! Refuzohen 13 milionë euro për Mirlind Dakun?

Mirlind Daku ka mbetur te skuadra e Rubin Kazanit edhe për një sezon tjetër, edhe pse pati oferta nga dy skuadra të tjera nga Rusia si Spartaku i Moskës dhe Krasnodari.

Ishte raportuar se ofertat e dy skuadrave ruse ishin tejet të majme për sulmuesin shqiptar, madje një shkoi deri në 13 milionë euro, pak e besueshme, por ndoshta mund të jetë vërtetë – kjo ofertë është refuzuar?!.

lg.php.gif
3221e18e-7bff-40f5-aa3a-7fcba68a47e3.webp

Mbrëmë është mbyllur afati i transferimeve në Rusi, kështu që Daku tani ka vetëm opsione të tjera për të lëvizur, të cilat janë: Turqia, Meksika, Mali, Azerbajxhani dhe Izraeli.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë gjatë vitit 2023 ishte transferuar te Rubin Kazani për vetëm 1.2 milionë euro nga NK Osjeku, kurse ekipi rus pati mundësi të bënte përfitime marramendëse nga shitja e tij, nëse oferta e 13 milionëshit ka qenë e vërtetë, sigurisht!

26-vjeçari e ka nisur mrekullisht sezonin e ri në Premier League në Rusi, duke shënuar pesë gola në shtatë ndeshje. Gjithashtu ka regjistruar edhe tri asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *