October 2026
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
October 7, 2026

Dukagjini i bën “bllokadë” Ballkanit, derbi i xhiros mbyllet pa gola

Dukagjini dhe Ballkani janë ndarë në barazim pa gola (0:0) në ndeshjen e zhvilluar të hënën pasdite në Suharekë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Takimi ishte i luftuar, me të dyja skuadrat që krijuan disa mundësi për të shënuar, por mungoi konkretizimi në fazën e sulmit.

Me këtë barazim, Dukagjini regjistron pikën e tretë të barazimit, ndërsa ka edhe tri fitore. Skuadra klinase renditet në vendin e tretë me 12 pikë.

Në anën tjetër, Ballkani regjistroi barazimin e dytë të sezonit. Suharekasit kanë edhe tri fitore e dy humbje dhe mbajnë vendin e pestë me 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *