February 19, 2025

Duka uron Pavarësinë e Kosovës

Presidenti i FSHF-së dhe njëherësh anëtari i KE të UEFA-s, Armand Duka nëpërmjet një telegrami e ka uruar presidentin e FFK-së, Agim Ademi me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Letra e plotë:
I dashur President, miku im Agim,
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Dita e Pavarësisë është dita më e madhe dhe më domethënëse për çdo komb në botë. Eshtë një ditë që festohet një herë në vit me shumë entuziazëm për të përkujtuar sakrificën e atyre që luftuan me guxim për t’i sjellë lirinë kombit.

Por me lejoni tju them se 17 Shkurti është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët kudo në botë dhe kam nderin që në emër edhe të gjithë anëtarëve të komunitetit të futbollit shqiptar t’ju përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore!

Uroj që kjo ditë e Pavarësisë të sjellë fat dhe sukses për secilin prej Jush. Uroj që Kosova të ketë akoma më shumë përparim në vitet e ardhshme!

Urime Kosovë në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë!

Qoftë lavdia e kësaj dite frymëzimi juaj për nesër!

Me respekt dhe konsideratë,
Armand Duka, president i FSHF-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *