June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Duka: Presidentit Ademi i garantova se do të jemi gjithmonë pranë FFK-së

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili sot qëndroi për vizitë në Kosovë, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar përshtypjet e tij rreth kësaj vizite.

“E shtunë e bukur sot në Prishtinë për një vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës ku u takova me homologun e mikun tim Agim Ademi. I shpreha mbështetjen time Presidentit Ademi dhe e garantova se do jemi gjithmonë pranë FFK-s dhe futbollit kosovar në projektet, sfidat dhe iniciativat që kanë ndërmarrë”, ka shkruar Duka.

Tutje ai ka shprehur shpresën që shumë shpejt procesi i licensimit të FFK-së të përmbyllet “në kohën më të parë të mundshme dhe të gjithë së bashku të bashkojmë forcat e energjitë në projektet afatshkurtra dhe afatmesme të Federatës dhe Presidentit Ademi për mbylljen me sukses të garave dhe paraqitjen dinjitoze të klubeve të Kosovës në kompeticionet europiane”. “Në të njëtën kohë i shpreha i urova shumë suksese përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e rradhës kualifikuese për Kampionatin Europian ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë”, ka shkruar tutje Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *