April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Kosova e kritikon por Duka e sheh pozitiv organizimin e Evropianit me Serbinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e sheh pozitiv organizimin e përbashkët të Evropianit U21 me Serbinë.Ai në intervistën dhënë për “Opinion” në Tv Klan ka thënë se shqiptarët dhe serbet duhet të jetojnë në paqe me njëri – tjetrin.

“Në synojmë të organizojmë një kampionat futbolli që është sportiv, por në fund të fundit edhe në këndvështrimin politik është një gjë pozitive. Në fund të fundit, duhet të jetojmë në paqe me njëri – tjetrin”, ka thënë Duka.Intervista e plotë e Dukës dhënë për emisionin “Opinion” është publikuar të enjten në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pati reagime të ashpra pas zyrtarizmit të kandidaturës së përbashkët të Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *