Drita s’ndalet – triumfon në Drenas, Malisheva mposht Prishtinën

Drita po marshon fuqishëm drejt titullit kampion! Skuadra gjilanase ka shënuar një tjetër fitore të madhe në kuadër të xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës, duke triumfuar si mysafire ndaj Feronikelit 74 me rezultat të ngushtë 1:0.
Njeriu vendimtar për Dritën ishte sulmuesi Arb Manaj, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 45-të, pak çaste para përfundimit të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Drita arrin kuotën e 60 pikëve, 16 më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani, dhe tashmë është më afër se kurrë titullit të kampionit.
Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Malisheva ka mposhtur Prishtinën, me rezultat minimal 1:0 në stadiumin “Liman Gegaj”. Goli i vetëm u shënua nga Donart Vitija që në minutën e 2-të, pas një goditjeje precize nga zona.
Prishtina e kishte posedimin dhe iniciativën gjatë pjesës tjetër të ndeshjes, por nuk ia doli të gjente golin e barazimit. Me këtë fitore, Malisheva e forcon pozitën e tretë në tabelë me 44 pikë.