April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Drita, Prishtina e Malisheva mësojnë kundërshtarët e raundit të parë në garat evropiane

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është tërhequr shorti për raundin e parë të garave evropiane për edicionin 2025/26, ku janë përfshirë edhe tri nga katër skuadrat që përfaqësojnë Kosovën.

Kampioni i Kosovës, FC Drita, do të përballet me kampionin e Luksemburgut, FC Differdange 03, në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Kjo sfidë shënon nisjen e rrugëtimit evropian për gjilanasit, të cilët synojnë të kalojnë me sukses këtë pengesë dhe të avancojnë më tutje në garën më të madhe evropiane për klube.

Fituesja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina, ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë të Ligës së Evropës. Kryeqytetasit do të përballen me skuadrën e njohur moldave FC Sheriff Tiraspol, që ka një përvojë të pasur në arenën ndërkombëtare. Prishtinasit pritet të përgatiten me përkushtim të madh për këtë sfidë të rëndësishme.

Edhe FC Malisheva, që për herë të dytë radhazi merr pjesë në Ligën e Konferencës, ka mësuar kundërshtarin e saj. Malishevasit do të ndeshen me skuadrën islandeze, Vikingur Reykjavik. Ky është një tjetër test i rëndësishëm për këtë ekip që synon të dëshmojë vlerat e veta edhe në skenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, FC Ballkani, si ekipi tjetër që përfaqëson Kosovën në Evropë, do ta mësojë nesër kundërshtarin e mundshëm të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.

E presidenti i FFK-së, Agim Ademi pas tërheqjes së shortit u ka uruar suksese të gjitha klubeve tona në garat evropiane dhe ka shprehur besimin e tij në përfaqësimin dinjitoz të tyre. Ai ka ftuar opinionin që t’i mbështesin këto skuadra, pasi siç u shpreh ai çdo sukses i tyre është edhe arritje futbollit tonë dhe Kosovës si shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *