February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Drita fiton derbin lokal, Llapi shokon Ballkanin

Drita ka marr tri pikë të plota nga ballafaqimi me Gjilanin në derbin lokal të xhiros së 25-të ndaj të cilit triumfoi me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e trajnerit Arsim Thaqi e realizoi Blendi Baftiu në minutën e 43-të.

Befasia më e madhe ndodhi në ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Ballkanit në “Zahir Pajaziti”, aty ku vendasit i befasuan kampionët në fuqi duke triumfuar me rezultat 3-2 në fund.

Alidemaj, Maliqi dhe Bianor shënuan për skuadrën e Tahir Batatinës, ndërsa Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica shënuan për skuadrën e Ilir Dajës.

Një tjetër befasi e dorës së parë ndodhë në sfidën Prishtina-Malisheva ky mysafirët të drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli triumfuan me rezultat 2-1 me golat e shënuar nga Soboivalle dhe Hazrrolaj, kurse golin e vetëm te skuadra e Ismet Munishit e shënoi Shefiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *