Drita fillon përforcimet, nënshkruan me Liridon Balajn

Drita ka vazhduar të bëhet gati për sezonin e 2025/26, pasi këtë të sapo përfunduarin e mbyllën me sukses duke fituar titullin e kampionit.

Pasi kanë blinduar yjet më të mëdha të skuadrës, kampioni i ri i Kosovës ka nisur me përforcime.

Drita ka zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit Liridon Balaj, i cili së fundmi ka bërë karrierë te Skënderbeu në Shqipëri.

Sulmuesi pejan e ka nisur karrierën te Besa e Pejës, derisa ka bërë karrierë edhe në Zvicër te Aarau e Schaffhausen, derisa për një periudhë ishte edhe në futbollin belg te klubi Deinze.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Liridon Balaj është përforcimi ynë më i ri

Kemi knaqësinë të ju prezentojmë përforcimin tonë më të ri, sulmuesin Liridon Balaj.

Balaj është zyrtarizuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili njoftoi se marrëveshja është arritur që Balaj të jetë me ne për dy vitet e ardhshme.

Balaj luan në poziten e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skenderbeut nga Shqipëria.

Liridoni si i ri ishte pjesë e ekipit të KF Besa nga Peja dhe në sezonin 2018/19 u largua në drejtim të futbollit zvicrran ku për disa vite ishte pjese e ekipeve si FC Aarau dhe FC Schaffhausen gjithashtu për një kohë ka luajtur edhe në futbollin belg.

Balaj do të jetë një forcë e re e ekipit dhe i dëshirojmë shume suksese së bashku.

Mirë se vjen Balaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *