April 25, 2026

Drenica merr tri pikë të mëdha si mysafire e Prishtinës së Re

Pas fitoreve ndaj Llapit dhe Dritës, Drenica e ka shënuar edhe një fitore në elitën e futbollit kosovar.

Ndonëse me vështirësi, Drenica të shtunën e fitoi xhiron e 30-të të elitës së futbollit kosovar në udhëtim te Prishtina e Re, 3:2.

Për Prishtinën e Re ishte humbja e parë pas një fitoreje e një barazimi.

Ndeshja u luajt në terrenin me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Kreshnik Uka i shënoi dy gola në fitore, ndërsa një tjetër u realizua nga Jeton Krasniqi.

Drenica me fitore tani i ka 38 pikë në vendin e shtatë. Ka pesë pikë më shumë se Ferizaj dhe Llapi, që e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me 28 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *