April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Drenica fituese e turneut “Adem Jashari”

FC Drenica ka fituar trofeun e turneut tradicional, të 15-të me radhë, “Adem Jashari” në futsall. Edhe sivjet ky turne u organizua në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes Komisionit për Futsall, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së. Në ndeshjen finale Drenica e mundi Mabetex Prishtinën, pas serisë së penalltive, ngase ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 1:1. Paraprakisht në gjysmëfinale, kuqezinjtë e Skenderajt kishin mundur Liqenin e Drenasit. I pranishëm në ndeshjen finale ishte presidenti Agim Ademi, i cili edhe ndau trofeun për fituesin e këtij turneu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *