Donat Hasanaj – ‘Specialisti’ i cili futi katër skuadra në Superligë
Futbollisti prishtinas, Donat Hasanj vazhdon të shkëlqej në Ligën e Parë të futbollit kosovar.Hasanaj këtë vit ishte i pakalueshëm në krahun e djathtë të skuadrës të formuar së voni, FC Suhareka.Kjo skuadër vetëm pas një viti u shpall kampion duke fituar të drejtën, që vitin e ardhshëm të garoi në Superligën e futbollit kosovar.
Kjo skuadër vetëm pas një viti u shpall kampion duke fituar të drejtën, që vitin e ardhshëm të garoi në Superligën e futbollit kosovar.
FC Suhareka siguroi titullin e më të mirit dy javë para përfundimit të garave. Verdhëezinjtë kishin arritur 17 fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje në kuadër të Grupit A në Ligën e Parë.Trofeun e pranuan pas ndeshjes së javës 26-të, në një ndeshje të parendësishme për klasifim ndaj Trepçës (2:2). Në javën e fundit po ashtu sa për formalitet e mbyllin edicionin në përballjen me Istogun e rrezikuar me rënie!
Donati sikur e ka bërë specialitet futjen e skuadrave nga rangu i dytë në kategorinë superiore.Përveç me Suharekën, ai më parë këtë sukses e kishte arritur edhe me tri skuadra tjera: KEK-un, Lirinë dhe Dukagjinin, shkruan Albaniannews.
Madje me këtë të fundit përpak sa nuk e fitoi Kupën e Kosovës kur në finale pas goditjes së penalltive, Llapi kishte ngritur lartë trofeun!
Hasanaj po ashtu ishte afër këtij qëllimi edhe me skuadrat si Flamurtari, Trepça 89’, Ulpiana dhe Ferizaj kur kishte arritur deri në ndeshjet e barazhit!Mbetët të shihet se edicionin e ardhshëm Hasanaj cilën skuadër do ta inkuadroi në elitë, apo do të mbetët pjesë e suharekasve, me të cilën skuadër ishte ndër vendimtarët dhe pjesë e rëndësishme në organikën e saj!.
