February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Disiplinori ndëshkon Tahir Batatinën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është dënuar me tri ndeshje mos ushtrim të detyrës si dhe me 500 euro gjobë nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës në FFK.
“Kryetrajneri i klubit KF Llapi nga Podujeva, z. Tahir Batatina me numër të ID-së 01144M77, i shqiptohet masa disiplinore “Ndalesë në pjesëmarrje në lojë në kohëzgjatje prej 3 (tre) ndeshjeve,”, i cili është i ekzekuteshëm nga dita e nxjerrjes së këtij vendimi, dhe “Dënimin me gjobë në lartësi prej 500.00 € (pesëqind euro)”, i cili duhet të paguhet në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Në arsyetimin e këtij vendimi të KD-së thuhet në ndeshjen e xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në mes të KF “Dukagjini” nga Klina dhe KF “Llapi” nga Podujeva, pas përfundimit të saj Tahir Batatina, kryetrajner i KF Llapi nga Podujeva, manifestoi sjellje të gabuara dhe jo sportive në rrëmujën e krijuar pas përfundimi të kësaj ndeshjeje. Duke mos mjaftuar me kaq, i njëjti në emisionin sportiv të datës 14.04.2024 e transmetuar në TV, drejton akuza ndaj gjyqtarit kryesor për epilogun përfundimtar të kësaj ndeshjeje. Duke i’u referuar raporteve të zyrtarëve të ndeshjes si dhe incizimit të emisionit sportiv si provë materiale, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së si organ i shkallës së parë ka vendosur që ndaj z. Batatina të ndërmarrë masa disiplinore sikurse në dispozitiv të këtij vendimi pasi sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së, dhe si të tilla duhen ndëshkuar. Në nenin 40, paragrafi 1, të Rregullorës Disiplinore të FFK-së parashihet se “Kush sillet në mënyrë josportive ndaj lojtarit të ekipit të vetë apo të ekipit kundërshtar, ndaj referëve, funksionarit, udhheqësve të organizatave sportive dhe shikuesëve, gjatë zhvillimit të lojës, pas përfudimit të lojës në teren dhe jashtë tij, por në lidhje me lojën e futbollit do të dënohet:” Në të njëjtin paragraf parashihen llojet e dënimeve që mund të shqiptohen në rast të sjelljeve josportive, dhe në rastin konkret, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ndaj z. Batatina shqipton masat e përcaktuara në pikën c) dhe d) të po të njëjtit nen. Sjellja e z. Tahir Batatina është e papërshtatshme dhe jo sportive, kjo mund të shkaktojë dëme për imazhin dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së. Andaj bazuar në këto gjendjen faktike të lartcekur, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës vendosi sikurse në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *