April 18, 2025

Dhoma e Messit në Doha do të kthehet në muze

Dhoma ku ka qëndruar Lionel Messi gjatë Kupës së Botës në Katar do të kthehet në muze.
Argjentinasi u shpall futbollisti më i mirë në Kupën e Botës, ku kombëtarja e tij fitoi trofeun dhe në ndeshjen vendimtare ai mposhti dy herë portierin francez Hugo Lloris.

Sulmuesi i PSG-së shënoi shtatë gola në Kupën e Botës dhe fitoi këpucën e argjendtë për golashënuesin e dytë. Messi ka shënuar një gol më pak se Kylian Mbappe. Arritjet e Messit në Doha tashmë do të përjetësohen dhe zona e “University of Katar” ku ka qëndruar argjentinasi do të kthehet në një muze të vogël. Në këtë mënyrë, tifozët e futbollit do të mund të shohin sesi shtatë herë fituesi i Topit të Artë e kaloi kohën mes ndeshjeve të Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *