June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Derbi dhuron emocione, Prishtina dhe Drita ndahen 2:2 në “Fadil Vokrri”

Derbi i xhiros së katërt në AlbiMall Superligën e Kosovës ka përfunduar pa fitues. Prishtina dhe Drita u ndalën në barazim 2:2 të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që ofroi gola dhe emocione deri në sekondat e fundit.

Kampioni në fuqi, Drita, e nisi më mirë takimin dhe brenda dy minutave gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Egzon Bejtullai shënoi në minutën e 29-të, ndërsa vetëm pas dy minutash Vesel Limaj dyfishoi epërsinë për 0:2.

Pjesa e dytë solli një fytyrë tjetër të Prishtinës. Bardhekaltrit arritën të rikthehen në lojë me golin e Ardian Mujës në minutën e 77-të, ndërsa barazimin e siguroi Alban Shillova, i cili hyri nga stoli dhe shënoi në minutat e fundit. Në kohën shtesë, Prishtina ishte shumë pranë përmbysjes, por Faton Maloku u bë hero i Dritës me një pritje vendimtare.

Me këtë barazim, Prishtina ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe renditet e treta në tabelë, dy më pak se lideri Dukagjini. Nga ana tjetër, Drita mbetet ende pa fitore këtë edicion, me dy barazime dhe një humbje, duke u pozicionuar në vendin e parafundit, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *