April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Delegati i UEFA-s e përgëzon ekipin e FFK-në, Ademi e falënderon

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohjen e tij për delegatin e ndeshjes Kosovë – Suedi, z. Pat Duffy, i cili pas triumfit historik të Kosovës dërgoi një email emocionues dhe motivues në adresën e tij zyrtare.

“Një falënderim i veçantë për delegatin e ndeshjes Kosovë – Suedi, z. Pat Duffy, i cili pas fitores së madhe të Kosovës e ka dërguar një email shumë emocionues e motivues në adresën time zyrtare. Ai e ka vlerësuar stafin tonë për organizimin e shkëlqyer të ndeshjes, mikpritjen dhe përkushtimin e treguar para, gjatë dhe pas ndeshjes”, ka shkruar Ademi.

Sipas tij, delegati Duffy e cilësoi këtë si vizitën e tij të dytë në Kosovë, ku ishte ndjerë shumë i mirëpritur, ndërsa fitoren e Kosovës e quajti “moment historik për të gjithë popullin tonë”.

“Letra të tilla padyshim janë motivuese dhe dëshmojnë dedikimin e ekipit të FFK-së për të sjellë një organizim të nivelit më të lartë të ndeshjeve. Ky mesazh i sinqertë na bën krenarë dhe na motivon të vazhdojmë punën tonë për ta ngritur edhe më lart futbollin e Kosovës”, ka theksuar kreu i FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *