April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Del Piero dhe Totti: jo rivalë, por bashkëpunëtorë të një epoke të artë

Francesco Totti ka rrëfyer marrëdhënien e tij të veçantë me Alessandro Del Pieron, një raport që shpesh është parë nga jashtë si rivalitet, por që në të vërtetë ka qenë krejt ndryshe.

“Së pari, shumë thonë se ishim rivalë. Ndoshta vetëm në fillim,” tregon Totti. “Alex e ka thënë një gjë shumë të saktë: ne ishim më shumë bashkëpunëtorë se rivalë.”

Në një kohë kur futbolli italian ishte i ndarë nga rivalitete të forta mes klubeve, Del Piero përfaqësonte Juventusin, ndërsa Totti ishte simboli i Romës – dy botë krejt të kundërta. “Roma dhe Juventusi nuk e kanë pasur kurrë qejf njëra-tjetrën,” pranon ai. “Por ne asnjëherë nuk ramë në atë kurth. Përkundrazi.”

Fillimi i harmonisë: një shenjë me sy

Totti kujton momentin kur nisi sintonia mes tyre: debutimi me kombëtaren në vitin 1998 kundër Zvicrës. “Hyra në vend të tij dhe ai më bëri një shenjë me sy. Aty filloi gjithçka.”

Në Euro 2000 ata ishin alternativë e njëri-tjetrit, ndërsa në Botërorin 2006 u bënë plotësisht komplementarë për të ndihmuar Italinë drejt titullit botëror.

Dy karaktere të ndryshme, e njëjta ndjeshmëri

“Alex është më i rezervuar, unë më ekspansiv,” thotë Totti. “Ndoshta pikërisht kjo na ka bërë të shkojmë shumë mirë.”

Ai ndahet edhe me një moment të paharrueshëm para finales së Berlinit në 2006:

“Askush nuk mund të flinte. Alex, rreth orës 2 të mëngjesit, tha: ‘Unë jam mësuar me finale, po shkoj të fle.’ I thamë çdo gjë, por ky është Alessandro – ironik në momentin e duhur.”

“Mbi të gjitha, ai është një 50-vjeçar i jashtëzakonshëm,” e mbyll Totti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *