Deklaratat e fuqishme të Qiros

Qiro Bllazheviq ka qenë një trajner karizmatik, teksa gjatë karrierës ka dhënë deklarata të shumta për të cilat mbahet mend. Ai kishte përmendur shtatë faktorët e suksesit në futboll.
“Ekziston një formulë e përbërë nga shtatë faktorë: talenti, motivimi, karakteri, inteligjenca sportive, mjedisi, trajnimi dhe së fundi fati. Të gjithë këta faktorë janë të rëndësishëm. Në rastin tim, motivimi social rezulton të jetë më i madhi. Më parë, ndoshta, mjaftonte ky element, por nuk vihej re se sa i rëndësishëm është mjedisi për të pasur sukses”, ka thënë Qiro. E kjo deklaratë më së miri e përkufizon atë që trajneri kroat kaloi te Prishtina në vitin 1986, ku ishte ‘mbret’ i tifozerisë, por edhe i drejtuesve të klubit.
Një tjetër deklaratë domethënëse ka qenë edhe ajo për lumturinë në futboll.
“Lumturia nuk mund të jetë kurrë aq e madhe kur fiton, sa zhgënjimi kur humb”.
Ndërsa, në një mesazh për të rinjtë ai ka thënë: “Ata duhet të dinë të punojnë me veten e tyre për të siguruar atë që është më e rëndësishme sepse të gjithë thonë – shëndeti. Por unë them: Po shëndeti… Por edhe njeriu më i shëndetshëm pa para është tashmë i sëmurë. Kur nuk kam para, jam i sëmurë mendor. Ju duhet të punoni për veten tuaj që të jeni në gjendje të siguroni ekzistencën tuaj. Duhet të punosh shumë për të fituar para”.