“Dardanet” synojnë rezultat pozitiv ndaj Uellsit në Podujevë

Sot do zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Kosovës (femrat) dhe Uellsit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kjo është ndeshja e parë që do zhvillohet në këtë stadium, pas licensimit nga UEFA-ja për të mbajtur ndeshje ndërkombëtare.

“Dardanet” filluan me humbje këtë fazë të kualifikimit, në ndeshjen e parë kundër Ukrainës me rezultat 2-0.

Kosova, gjendet në ligën B dhe ka në grup të saj Uellsin, Ukrainën dhe Kroacinë.

Ndeshja do zhvillohet sot në orën 14:00 në “Zahir Pajaziti” dhe vashat tona synojnë fitoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *