April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 13, 2026

Dardanet mposhtin Letoninë, në finale luajnë kundër bullgareve

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në ndeshjen gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar ” Women`s Cup Sofia 2023″, që po mbahet në Bullgari. Dardanet, e mposhtën Letoninë, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Donjeta Halilaj, me një gjuajtje të fortë nga distanca, në minutën e 27-të. Futbollistet e Kosovës gjatë tërë ndeshjes ishin më kërkuese dhe krijuan më shumë raste shënimi, por nuk arritën t’i finalizojnë ato. Kësisoj, Kosova në ndeshjen finale të këtij turneu do të luajë kundër Bullgarisë, e cila sot e mposhti Lituaninë, me rezultat bindës 3:0. Ndeshja kundër bullgareve luhet më 10 prill. Ky turne do t’i shërbejë përzgjedhës Anneli Anderson për ta përgatitur ekipin sa më mirë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin  Evropian 2025, që nisin në vjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *