“Dardanët” mbërrijnë në Andorrë

Kombëtarja e Kosovës ne futboll ka arritur në Andorrë, ku nesër mbrëma do të përballet me Kombëtaren vendëse në kualifikimet e Euro 2024.

Futbollistët kosovarë u nisën për në Andorrë në orët e hershme të mëngjesit, kurse Federata e Futbollit të Kosovës e publikoi edhe videon e mbërritjes së kontingjentit të ekipit kosovar.

Ata do ta zhvillojnë sot në Andorrë seancën e fundit stërvitore para lojës së nesërme. Të dy Kombëtaret janë ende pa fitore në këto eliminatore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *