February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Daja i gëzohet fitores, por pranon formën e dobët të Ballkanit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja i është gëzuar fitores së arritur nga skuadra e tij.

Por, ai pranon se Ballkani nuk po kalon formë të mirë.

Ai ka arsyetuar formën e dobët të kampionit në fuqi të Kosovës në futboll. Ballkani të dielën fitoi në udhëtim ndaj Drenicës 1:0.

“Ndoshta me një gabim të portierit fituam ndeshjen, por do të veçoja edhe rastet që kishim për gol të Nazmi Gipshit dhe Albin Berishës. Duhet të themi se ka ngarkesë psikologjike në skuadër dhe nuk është se në këtë periudhë të fundit kemi formë të mirë. Sot u pa në pjesën e dytë edhe një rënie fizike, gjëra që ndodhin, por e dinim se do të ishte e vështirë ndaj Drenicës. Kemi dyfishin e ndeshjeve në raport me skuadrat tjera. Sot mund ta kemi luajtur ndeshjen e 52-të. Por, këto luhatje të formës nuk janë vetme në Kosovë. Cluji, Slavia e Pragës e po ashtu Shkupi nuk janë në vendin e parë”, ka thënë Daja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *