Daja e nis me barazim rikthimin në Kampionatin Shqiptar

Ilir Daja ka debutuar si trajner i ri i Dinamo Cityt.
Rikthimin e tij në Kampionatin Shqiptar, Daja e ka nisur me barazim.
Dinamo morri një pikë në derbin ndaj Partizanit, i cili përfundoi me barazim 2-2.
Skuadra e Dajës e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 5-të, me golin e Peter Itodo.
Archange Bintsouka barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 33-të, ku me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Një dramë e madhe u zhvillua në minutat e fundit në stadiumin ”Arena e Demave” në Tiranë, ku u shënuan dy gola në minutat shtesë.
Partizani përmbysi rezultatin dhe kaloi në epërsi me golin e Arinaldo Rrapaj, në 90+1.
Katër minuta më vonë, pak sekonda para përfundimit, Dinamo arriti të barazonte rezultatin në 2-2.
Golashenues ishte Lorenco Vila.