February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

City e çmontoi Liverpoolin

Lojtarët e Manchester Cityt e mposhtën Liverpoolin me rezultat 4:1 (1:1), në derbin e xhiros në Ligën Premiere. City pati një tjetër paraqitje mbresëlënëse, veçanërisht në pjesën e dytë. Me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura, pas xhiros së 28-të, City tani është pesë pikë prapa liderit Arsenal. Liverpool është i gjashti në tabelë, por në varësi të rezultateve në këtë raund mund të zbresë në vendin e nëntë.

Manchester City i dha Liverpoolit një leksion futbolli pavarësisht se “The Reds” shënuan golin e parë të ndeshjes. Salah reagoi mirë dhe realizoi kundërsulmin e Liverpoolit në minutën e 17-të.

Që nga ai moment City filloi të “shkelte” kundërshtarin. Jurgen Klopp nuk ka gjetur mënyrën për të ndalur treshen Grealish-De Bruyne-Mahrez.

Dhjetë minuta pas golit të Salah, një aksion brilant i skuadrës nga City, i cili u mbyll me golin e Julián Alvarez.

Nikoqirëve iu deshën 50 sekonda lojë në pjesën e dytë për të shënuar golin e dytë. Shënoi De Bruyne. Shtatë minuta më vonë, Gundogan zgjidhi dyshimet për fituesin e ndeshjes, teksa në minutën e 74-t lojtari i ndeshjes Grealish vulosi rezultatin përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *