Çeku e Ademi të përkushtuar në përmirësimin infrastrukturës sportive në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka pasur dje një vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës ku është pritur nga presidenti i saj Agim Ademi.
Gjatë takimit u diskutua për planin 5-vjeçar në rregullimin e infrastrukturës sportive, derisa Ademi i ka thënë Ministrit Çeku që institucioni që ai drejton (FFK), i jep mbështetje të plotë planin 5-vjeçar dhe ofroi bashkëpunim me autoritetet e nivelit qendror dhe lokal për një infrastrukturë më të zhvilluar të futbollit.
Kosova viteve të fundit ka vuajtur sa i përket infrastrukturës sportive, derisa vetëm një stadium (Fadil Vokrri) i plotësonte kriteret ndërkombëtare dhe kjo bërë që ai të jetë i stërngarkuar me shumë ndeshje gjë e cila dëmtoi fushën. Edhe stadiumi Fadil Vokrri është në projekt dhe ai do të jetë gati për ndeshjet kualifikuese që Kosova i zhvillon këtë vit në gara e Ligës së Kombeve.
Përveç kësaj numri një i FFK-së u ka ofruar klubeve edhe mbështetje të mëdha në rregullimin e objekteve përcjellëse si zhveshtoreve dhe gjëra tjera duke ua lehtësuar punën atyre.