Casemiro për Messin: Është ëndërr të luaj me një nga më të mirët e historisë
Një nga mesfushorët më të njohur të gjeneratës së fundit, Casemiro, ka zbuluar admirimin e madh për Lionel Messin, duke e cilësuar argjentinasin si një prej figurave më të mëdha në historinë e futbollit.
Pas transferimit te Inter Miami, braziliani ka treguar se mundësia për të ndarë fushën me Messin ishte një nga arsyet që ndikuan në zgjedhjen e tij.
“Gjithmonë kam dashur të jem me më të mirët. Kam ëndërruar çdo ditë të luaja me të. E di që është pothuajse e pamundur ta ndalosh Messin”, ka thënë Casemiro.
Ai e përshkroi shtatë herë fituesin e Topit të Artë si “një nga perënditë e futbollit”, duke vlerësuar talentin, sukseset dhe ndikimin e tij në këtë sport.
“Çdo futbollist ëndërron të luajë me një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Unë po jetoj një ëndërr dhe dua ta shijoj këtë moment, por edhe ta ndihmoj atë të vazhdojë të fitojë”, u shpreh braziliani.
Tashmë, tifozët e Inter Miamit do të kenë mundësinë të shohin në të njëjtën skuadër dy yje të futbollit botëror: Lionel Messin dhe Casemiron.
