Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e fundjavës, derbi i besohet Bardh Ajetit

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, e ku spikat ndeshja e nxehtë mes Dukagjinit e Ballkanit.
Ballkani që po e kërkon rikthimin te fitorja ndeshet me Dukagjinin që po lufton shumë për një vend në garat ndërkombëtare dhe pikët këtu janë shumë të nevojshme, shkruan Ballkani.info.
Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit Bardh Ajeti.
Një ndeshje joshëse është edhe ajo mes Prishtinës e Lirisë dy rival këta të moçëm derisa gjyqtari kryeso aty është Dardan Çaka.
Më poshtë gjeni komplet orarin dhe delegimet e gjyqtarëve:
